Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut dënoi sulmin e mbrëmshëm me raketa iraniane ndaj Izraelit, raporton Portalb.mk.
Ambasada e RMV-së në Tel Aviv ka kontaktuar me institucionet kompetente të Izraelit, për të konfirmuar se mes viktimave dhe të lënduarve nuk ka shtetas të RMV-së.
“Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon te qytetarët e RMV-së që të shtyjnë udhëtimet e tyre në Izrael, Iran dhe Liban, ndërsa qytetarët që ndodhen në territorin e këtyre vendeve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të reduktojë lëvizjen në minimum”, informoi Ministria e Jashtme.
Qytetarët e RMV-së mund të paraqiten në linjat telefonike SOS të Ministrisë +389 75 273 732 dhe +389 75 268 736, si dhe linjën telefonike të Ambasadës së Tel Avivit +972-54-926-7378.