Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski u shpreh i prerë se BDI-ja shkon në opozitë.
“BDI-ja dëshiron krizë dhe përmes bojkotit të zgjedhjeve presidenciale deshi ta realizoj këtë. Mirë është që BDI-ja humbi dyfish. Qytetarët u bashkuan dhe votuan për të kthyer kontrollin që nuk e kishim”, deklaroi Mucunski.
Mucunski më tej shtoi se zgjedhjet kaluan në atmosferë të mirë, megjithatë kishte disa parregullsi.