Ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani, i ftuar në Daily Click në TV21, tha se e kuptojnë sentimentin e qytetarëve maqedonas që procesin e ndryshimeve kushtetuese nuk e shohin me të njëjtin entuziazëm si shqiptarët.
Murtezani tha se në bisedimet për formimin Qeverisë së re, kanë insistuar për ndryshimet kushtetuese.
“Siç tani më e di opinioni i gjerë, ne si koalicion VLEN edhe gjatë fushatës parazgjedhore pro edhe në periudhën sa kemi bërë bisedime për formimin e Qeverisë, një ndër pikat kyçe në të cilat kemi insistuar me këmbëngulje është edhe eurointegrimi, gjegjësisht ndryshimet kushtetuese. Mirëpo këtu, plotësisht e kuptojmë sentimentin e bashkëqytetarëve tanë maqedonas të cilët këtë proces nuk e shohin me të njëjtin entuziazëm siç e shohim ne”, tha Murtezani në Daily Click./TV21/