8 C
Tetovo
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti: Aksion i Doganës në Prilep: Konfiskohet duhan i paligjshëm

Mustafa Dauti: Aksion i Doganës në Prilep: Konfiskohet duhan i paligjshëm

Në Prilep kemi realizuar një tjetër aksion konkret, gjatë të cilit janë konfiskuar 168,7 kilogramë duhan i prerë, për të cilin është shmangur pagesa e akcizës në vlerë prej 463.787 denarësh.

Gjatë kontrollit janë identifikuar gjashtë persona që ushtronin shitjen e duhanit pa pulla akcize, ndaj të cilëve janë iniciuar procedurat përkatëse.

Ky aksion vjen pas ndërhyrjes së fundit ku u konfiskuan 135 kilogramë duhan i prerë. Dy aksione brenda një kohe të shkurtër, me një mesazh të qartë: tregtia e paligjshme nuk do të tolerohet!

Ne mbetemi të përkushtuar që përmes kontrolleve të vazhdueshme, veprimeve konkrete dhe hetimeve të thelluara, të mbrojmë interesin publik, të parandalojmë shmangien e detyrimeve ligjore dhe të sigurojmë konkurrencë të drejtë për të gjithë ata që punojnë në mënyrë të ligjshme.

Puna vazhdon. Përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe shtetit është mbi të gjitha!

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments