Komisioni Rregullator për Energji ka miratuar vendimin për përcaktimin e çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport, me të cilat çmimet maksimale me pakicë janë:
– Benzinë motori – EUROSUPER BS – 95 – 86,00 denarë/litër
– Benzinë motori – EUROSUPER BS – 98 – 88,00 denarë/litër
– Naftë dizel – EURODIZEL BS (D-E V) – 94,50 denarë/litër
– Vaj për djegie – Ekstra i lehtë 1 (EL-1) – 103,50 denarë/litër
– Mazut M-1 NS – 49,312 denarë/kilogram
Me këtë vendim bëhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 7,51% në krahasim me çmimet e përcaktuara me vendimin e Komisionit Rregullator për Energji, Shërbime Ujore dhe Menaxhim të Mbetjeve Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut të datës 02.11.2026.
Sipas Vendimit për ndryshimin e vendimit për përcaktimin e llojit të energjentëve, periudhës kohore, si dhe mënyrës së llogaritjes së akcizës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 256/26), është aplikuar shuma e ulur e akcizës prej 2,00 den/litër për benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe shuma e ulur e akcizës prej 4,00 den/litër për EURODIZEL (D-E V), në përputhje me nenin 92, paragrafi 11 të Ligjit për Akcizat. Këto janë llogaritur sipas çmimit mesatar ditor të bursës së Prem Unl 10ppm në kotacionin “Mediterranean cargoes FOB (Italy)” nga Platt’s European Marketscan, për periudhën 16–30 tetor 2026, dhe çmimit mesatar ditor të bursës së 10 ppm ULSD në të njëjtin kotacion, për të njëjtën periudhë.
Gjithashtu, në këtë vendim është aplikuar shuma e ulur e TVSH-së për derivatin e naftës EURODIZEL (D-E V) në masën 10%, sipas Vendimit për ndryshimin e vendimit për përcaktimin e llojit të mallrave dhe periudhës kohore të zbatimit të normës së privilegjuar tatimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 256/26). Duke pasur parasysh ndikimin e elementeve të lartpërmendura në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas Metodologjisë, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht me 7,51%.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen me 7,00 den/litër në krahasim me çmimet e përcaktuara me vendimin e 02.11.2026, kështu që çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 86,00 den/litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 është 88,00 den/litër.
Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet me 5,50 den/litër, duke arritur në 94,50 den/litër.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për shtëpi (EL-1) ulet me 6,50 den/litër, duke arritur në 103,50 den/litër.
Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet me 6,261 den/kg, duke arritur në 49,312 den/kg.

