8 C
Tetovo
E premte, 13 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti mohon përçarjet brenda VLEN-it, ka porosi për BDI-në: Koha e...

Mustafa Dauti mohon përçarjet brenda VLEN-it, ka porosi për BDI-në: Koha e tyre ka mbaruar

Funksionimi brenda koalicionit VLEN është i shkëlqyeshëm dhe nuk ka përçarje mes partnerëve. Kështu deklaron Mustafa Dauti, duke hedhur poshtë zërat për mospajtime dhe ndarje brenda koalicionit.

Dauti pretendon se këto zëra po përhapen nga BDI-ja, me qëllim që të mbajë aktivistët e saj të mobilizuar, ndërsa i cilëson si thashetheme që, sipas tij, plasohen çdo ditë.

Ai kujton se edhe më herët janë bërë parashikime se VLEN-i nuk do të arrijë të funksionojë si një, por sipas tij, zhvillimet kanë dëshmuar të kundërtën.

Duke iu përgjigjur pyetjes se me kë mund të bashkohet BDI, Dauti rikujtoi se në zgjedhjet e fundit tashmë partia opozitare BDI-ja ishte bashkuar me subjekte nga etni të ndryshme.

“Besoni që VLEN-i është e mira e shqiptarëve. Koha e tyre ka mbaruar”, është mesazhi i Dautit për BDI-në.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments