8 C
Tetovo
E premte, 28 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti takim me Kryetarin e komunës së Inegolit të Turqis dhe...

Mustafa Dauti takim me Kryetarin e komunës së Inegolit të Turqis dhe me zyrtar doganor

Sot pata kënaqësinë të pritem nga Kryetari i Komunës së Inegolit në Turqi, z. Alper Taban, në një takim të ngrohtë dhe miqësor, si dhe nga zyrtarë doganor.

Inegoli është një qytet me një komunitet të konsiderueshëm shqiptar dhe një qendër e rëndësishme industriale, me mbi 3.000 fabrika dhe kompani prodhuese. Shumë prej tyre bashkëpunojnë me kompani nga Maqedonia e Veriut, ndërsa besoj se ky bashkëpunim ka potencial të zgjerohet edhe më tej.

Gjatë vizitës takova edhe zyrtarë të doganave, me të cilët diskutuam për forcimin e bashkëpunimit doganor mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, lehtësimin e procedurave dhe shkëmbimin e përvojave.

Zhvillova takime edhe me personalitete të tjera të rëndësishme politike, si dhe me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments