Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë sot herët në mëngjes pas një sulmi në zemër. Artisti nuk ka arritur t’i mbijetojë atakut kardiak, ndërkohë që nuk ka pasur probleme të tjera shëndetësore.
Shpat Kasapi ishte një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, e cila ndikoi në formimin e tij artistik. Karrierën e nisi në fillim të viteve 2000 dhe shumë shpejt u shndërrua në idhull të rinisë falë stilit modern, melodive të lehta dhe energjisë në skenë.
Ai u bë i njohur në tregun muzikor shqiptar dhe kosovar me këngë që u kthyen në hite, si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe bashkëpunoi me artistë të njohur, duke krijuar një repertor që vazhdon të mbetet i dëgjuar edhe sot.
Prej vitesh, Shpati ishte një figurë e rëndësishme e muzikës pop shqiptare, duke ruajtur popullaritetin me stilin e tij karakteristik. Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe një fëmijë.

