8 C
Tetovo
E martë, 26 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniNdryshon çmimi i benzinës nga mesnata në Maqedoni, nafta nuk lëviz

Ndryshon çmimi i benzinës nga mesnata në Maqedoni, nafta nuk lëviz

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 0,46 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm të 18 majit.
Sipas vendimit, nga mesnata e 27 majit, benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohen për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës mbetet i pandryshuar.
Çmimet e reja maksimale do të jenë:
Benzina EUROSUPER BS-95 – 87,50 denarë për litër
Benzina EUROSUPER BS-98 – 89,50 denarë për litër
EURODIZEL BS (D-E V) – 92 denarë për litër
Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) – 94 denarë për litër
Mazut M-1 NS – 51,144 denarë për kilogram
Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se në tregjet botërore çmimet referente të derivateve të naftës kanë shënuar ulje, por kursi i denarit ndaj dollarit është rritur për 1,0116 për qind, gjë që ka ndikuar në llogaritjen përfundimtare të çmimeve.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments