Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit shërbyen gjithsej 1.202.828 pasagjerë në katër muajt e parë të vitit 2026, që përfaqëson një rritje vjetore prej 32.4 përqind, sipas të dhënave nga “TAV Maqedonia”. Në të njëjtën periudhë, u realizuan 8.123 fluturime, ose 10.7 përqind më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Të dhënat tregojnë se rritja e trafikut të pasagjerëve është dukshëm më e shpejtë se rritja e numrit të fluturimeve, gjë që tregon një mbushje më të mirë të avionëve, kërkesë më të madhe për itineraret ekzistuese dhe efektin e destinacioneve të reja.

