Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka vazhduar me akuza në drejtim të pushtetit në lidhje me skandalin në Klinikën e Onkologjisë. Nga kjo parti thonë se rasti “mishi i egër” e ka shkatërruar shëndetësinë në Maqedoni.

Nga VMRO-DPMNE thonë se me qëllim janë bërë lëshime në këtë institucion që dikush të pasurohet në shpinë të pacientëve me kancer.

“Së pari, sistemi KATO që është blerë në vitin 2016 është dashur të monitorojë konsumin dhe dozimin e barnave të shtrenjta. Por ky sistem u hodh nga përdorimi menjëherë pas ardhjes në pushtet të LSDM-së dhe BDI-së dhe u hodh në një dhomë shërbimi për të mbledhur pluhur për 7 vjet. Është logjike të dyshohet se është bërë që të mund të vidhet. Zgjidhja softuerike mundëson depërtim në kanalin e shpërndarjes së ilaçeve dhe daljen në departamente, dhe e njëjta nuk ishte aty që ilaçet më pas të përfundojë në tregun e zi”.

“Në të njëjtën kohë, në spitalin ditor nuk ka pasur mundësi të regjistrohet se cila infermiere çfarë ilaçi ka aplikuar tek pacienti, gjë që hap mundësinë e abuzimeve, shënimeve të pasakta të terapisë që kushtojnë mijëra euro. Të gjitha këto dhe shumë të tjera i përmban raporti i kontrollit financiar të Klinikës së Onkologjisë. Autoritetet shëndetësore këtë e dinin, por e lejuan”, thonë nga VMRO.