Tahir Tairi nuk do të jetë më Drejtor ekonomik në Klinikën Universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët “Kozle” në Shkup, shkarkimi i tij nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Iliri Demiri nga krahu i Ziadin Selës, vjen si rrjedhojë e pozicionimit krah kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe kandidatit për president nga koalicioni opozitar VLEN, Arben Taravarit.
Shkarimin nga posti i drejtorit ekonomik në Klinikën Universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët “Kozle”, Tairi e ka bë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ku thekson se në prag të procesit zgjedhor është shkarkuar, në mënyrë të padrejtë dhe se këto fenomene tashmë të njohura për qytetarët, të mbuluara nën petkun e shantazheve dhe njëmendësisë politike të këtij sistemi.
Postimi i plotë:
“Të nderuar miq e kolegë,

Dua t’ju informoj që nga dita e sotme më nuk jam drejtor ekonomik pranë Klinikës Universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët “Kozle” në Shkup. Në prag të procesit zgjedhor unë u shkarkova, në një mënyrë të padrejtë! Këto fenomene tashmë të njohura për qytetarët, të mbuluara nën petkun e shantazheve dhe njëmendësisë politike tē këtij sistemi.

Në mandatin tim si drejtor dhe në bashkëpunim me drejtorin medicinal u arrit diçka e cila me vite ishte vetëm ëndërr.Nga një Institut për sëmundje respiratore tek fëmijët, ne u shndërruam në Klinikë Universitare për sëmundje respiratore dhe me fibrozë cistike tek fëmijêt-Kozle.
Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe ekipin e mrekullueshëm për punët e mira që i kemi realizuar bashkërisht.

Shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj stafit administrativ dhe të gjithë kolegëve nga personeli mjekësor. Bashkëpunimi dhe mbështetja ndaj njëri tjetrit kanë qenë kryefjala për të gjitha të arriturat. Duke e parë kualitetin, nuk kam dyshim se ky ekip do të shkëlqejë me cilindo menaxhues. Duke shpresuar që një ditë do të ritakohemi, ju dëshiroj shëndet, punë të mbarë dhe përkushtim maksimal në punë. Ashtu siq e keni dëshmuar deri më sot.

Me respekt,
Tahir Tairi”, ka shkruar Tairi.