Fushat pranverore dhe rrugët me gropa në veri të Pokrovskut janë ende të mbuluara me baltë, që u ngjitet çizmeve, rrotave, armëve dhe kutive të municionit, duke rënduar gjithçka dhe duke e bërë lëvizjen më të ngadaltë.Për të dyja palët, si për ukrainasit ashtu edhe për rusët.Kur duhet të dërgosh ujë dhe karburante për ushtarët në llogore dhe bunkerë, detyrohesh të përdorësh mjete që mund të lëvizin në çfarëdo terreni.
“Motori katër-rrotësh (quad bike) është më i lehtë për t’u manovruar, ka shikueshmëri më të mirë dhe mund të zbresësh shpejt në rast nevoje. Shkon aty ku makinat e zakonshme rrëshqasin dhe nuk kalojnë”- thotë një ushtar i Brigadës së 152-të Jaeger të Ukrainës, i cili do që të identifikohet vetëm me nofkën Bars.Ai tregon se ushtarët kanë provuar të dërgojnë furnizime edhe me mjete të blinduara, por ato jo gjithmonë arrijnë në destinacion, sepse ekziston rreziku i minave ose sulmeve me dronë.Ky është fillimi i sezonit të pestë të luftimeve të Ukrainës kundër agresionit të Rusisë, e cila ka një ushtri më të madhe dhe më të armatosur.Megjithatë, kjo pranverë është ndryshe.

