Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e bëra nga Hamasi gjatë negociatave, ka thënë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Zyra e tij tha se një ndryshim në pozicionin e Hamasit ishte i nevojshëm që bisedimet të ecin përpara, duke shtuar se grupi nuk ka paraqitur ndonjë propozim të ri.
Përfaqësuesit e Katarit, SHBA-së dhe Izraelit u takuan dje në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.
“Izraeli nuk do të kapitullojë ndaj kërkesave qesharake të Hamasit. Një ndryshim në pozicionet e Hamasit do të bëjë të mundur ecjen përpara në negociata”, tha një deklaratë nga zyra e kryeministrit.
Në javët e fundit, Hamasi ka hartuar një plan trefazor prej 45 ditësh secila në të cilin pengjet do të liroheshin në faza, Izraeli do të lironte qindra palestinezë të burgosur, duke përfshirë militantë të lartë, dhe lufta do të mbyllej, me Izraelin duke tërhequr trupat e tij.
Izraeli ka propozuar një armëpushim dy mujor në të cilin pengjet do të lirohen në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë dhe lejimit të liderëve të lartë të Hamasit në Gaza të zhvendosen në vende të tjera, raporton Sky News/kk