E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaTeknologjiNetflixi rrit çmimet në disa vende

Netflixi rrit çmimet në disa vende

Netflixi do të rrisë çmimet në një numër vendesh pasi ka shtuar afro 19 milionë abonentë në muajt e fundit të vitit 2024, shkruan BBC.

Kompania e transmetimit ka thënë se do të rrisë çmimet e abonimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Argjentinë dhe Portugali.

“Ne do t’u kërkojmë herë pas here anëtarëve tanë të paguajnë pak më shumë në mënyrë që të mund të ri-investojmë për të përmirësuar më tej Netflix”, ka thënë kompania.

Netflixi njoftoi rritje të abonentëve më shumë seç kishte pritur, ndihmuar nga sezoni i dytë i dramës jugkoreane “Squid Game”, si dhe meçi midis influencuesit Jake Paul dhe ish-kampionit të botës në peshat e rënda, Mike Tyson – që u transmetua live në platformë.

Në SHBA, çmimet do të rriten në pothuajse të gjitha planet, duke përfshirë abonimin standard pa reklama, i cili tani do të kushtojë 17.99 dollarë në muaj, nga 15.49 dollarë.

Abonimi me reklama gjithashtu do të rritet, me një dollar në 7.99 dollarë.

Hera e fundit që Netflixi ngriti çmimet në SHBA ishte tetori i vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments