Shuma e pagës minimale neto në Kroaci do të rritet me 80 euro nga 1 janari i vitit të ardhshëm, duke kaluar nga 670 në 750 euro, ose me 15%.

Paga e re minimale përfshin 30,000 njerëz më shumë se para dy vjetësh, raporton portali Poslovni.hr. Çështja nëse “paga minimale” është e mjaftueshme për të mbuluar vetëm shërbimet komunale është një pyetje që po e bëjnë qytetarët këto ditë në Kroaci.

Kryeministri Andrej Plenkoviç ka deklaruar se aktualisht 100,000 njerëz në Kroaci marrin “minimumin” dhe theksoi se “qëllimi i qeverisë është të sigurojë një jetë më të denjë për ata që kanë më pak.”