Nga 86.405 qytetarë, në Komunën e Tetovës deri në orën 15:00 kanë votuar 27.102 ose 32,82 për qind.

Deri në orën 15:00 për rrethin e parë të votimit të sotëm për zgjedhjen e kryetarit të shtetit në Komunën e Tetovës votuan 27.102 persona ose 32,82 për qind nga numri i përgjithshëm prej 86.405 votuesish. Në Komunën e Tetovës votohet në gjithsej 117 vendvotime.