8 C
Tetovo
E hënë, 16 Qershor, 2025
BallinaLajmeNga lavdija në sulm, Halil Snopçe dhe maska e hipokrizisë politike!

Nga lavdija në sulm, Halil Snopçe dhe maska e hipokrizisë politike!

Editorial

Në politikë, ndërrimi i mendimit është i kuptueshëm.
Por kur në më pak se një vit, i njëjti njeri,Halil Snopçe, e kthen nga “ministri më profesional”“frutin e kalbur” të dikurshmin e tij të preferuar, Azir Aliun…
…atëherë nuk kemi të bëjmë me analizë, por me maskë, me hipokrizi, me kontradiktë që flet më shumë se çdo fjalim.

Dikur, Halil Snopçe për Azir Aliun, pas shkarkimit në 2024:(9 shkurt 2024)

“Nuk ka pasur ministër më të përgjegjshëm dhe më profesionist se Prof. Azir Aliu në dikasterin e Shoqërisë Informatike. Shkarkimi i tij është akt i turpshëm politik!”
Sot, i njëjti Snopçe në Kuvend:
“Rikthimi i tij është përfaqësimi i dështimit. Ai është simbol i kalbjes politike!”

Çfarë ndryshoi? A u ndryshua Aziri si profesionist apo ndryshoi Halili si interesxhi?

Nëse dikur e lavdëroi si figurën më të ndritur të Aleancës, sot e sulmon me fjalor të shëmtuar vetëm sepse Aliu nuk pranoi të bëhet vegël e BDI-së, as e një politike të urdhëruar nga pazaret e prapaskenës.

Qytetarët nuk kanë kujtesë të shkurtër.
Ata dinë të shohin kush i qëndron besnik parimeve dhe kush e ndërron qëndrimin si këmishën, sa herë ndryshon rreshtimi politik.

A ka më moral të flasë për “fryte të kalbura” dikush që vetë i ndërroi parimet për pak vende pune?

Z. Snopçe, përpara se të gjykoni të tjerët, vendosni në vend parimet tuaja të humbura. Sepse nuk jeni ju që i hiqni vlerën dikujt, janë faktet që ju ekspozojnë vetë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments