Nis seanca në rastin Banjska, të akuzuarit nuk e pranojnë fajësinë
Nis seanca në rastin Banjska, të akuzuarit nuk e pranojnë fajësinë
A109.10.2024 328 3 minutes read
Tre të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të ndodhur më 23 shtator 2023. Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kanë thënë në seancën gjyqësore se janë të pafajshëm për akuzat ndaj tyre. Pas deklarimit të trye ka përfunduar seanca.
Fillimisht në seancë, prokurori special, Naim Abazi teksa ka lexuar aktakuzën tha se të akuzuarit të udhëhequr nga Milan Radoiçiq e gjithë kjo me qëllim që seriozisht të destabilizojnë dhe shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike, shoqërore të Republikës së Kosovës.
“Në role të ndryshme, duke filluar nga roli i bllokimit të rrugëve, të trajnuar në mënyrë profesionale, ku pjesa më e madhe e grupit pasi që kanë hyrë në mënyrë të organizuar përmes rrugëve malore ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Serbisë, me dhjetëra vetura e disa prej tyre edhe të blinduara, të mbushura me armë të rënda, municion, raketa hedhës, eksplozivë, uniforma të kamufluara ushtarake dhe pajisje logjistike ushtarake, fillimisht kanë bllokuar rrugën tek ura e fshatit me dy kamionë, pastaj janë fshehur dhe kanë zënë pozicionet e tyre dhe pasi që kanë ardhur zyrtarët policorë të Republikës së Kojsovës, për t’i hequr kamionët dhe liruar rrugën, në atë moment i kanë sulmuar me eksplozivë dhe armë të rënda, me ç’rast tek ura e fshatit ka mbetur i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku, si dhe është plagosur zyrtari policor Alban Rashiti e janë lënduar zyrtarë të tjerë policorë Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu, Sedat Dushi, sulm ky i cili ka vazhduar deri në orën 15:00 kur shumica dërrmuese e këtij grupi janë arratisur në drejtim të rrugëve malore për në Republikën e Serbisë, e gjithë kjo me qëllim që seriozisht të destabilizojnë dhe shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike, shoqërore të Republikës së Kosovës.me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprën penale, “Kryerja e veprës terroriste”, thuhej në aktakuzë.
Tutje, aktakuza thotë se ‘tre të akuzuarit duke vepruar sipas përgatitjeve dhe planit të mirë organizuar paraprakisht, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur, ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.
Me këto veprime të akuzuarit me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprën penale, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar kundër tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.
Nën masa të larta të sigurisë janë sjellur në gjykatore të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Milos Deleviq dhe Dusan Maksimoviq të cilët janë në paraburgim nga shtatori i vitit të kaluar.
Në seancën e sotme përgatitore pritet që tre të akuzuarit të deklarohen rreth fajësisë.
Rikujtojmë që kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti në seancën e kaluar të mbajtur më 25 shtator e ka veçuar çështjen për këta tre të akuzuar, ndërsa për gjykimin në mungesë për 42 të akuzuarit tjerë ka dërguar kërkesë në Gjykatën Supreme për mendim juridik nëse mund të aplikohet gjykimi në mungesë për këtë proces gjyqësor.
Seanca e kaluar ku pritej të deklaroheshin rreth fajësisë tre të akuzuarit të cilën janë në paraburgim, dështoi pasi mbrojtja kërkoi kohë për përgatitje pasi siç deklaruan kanë marr me vonesë aktakuzën.
Krahas, Blagoje Spasojevic, Milos Delevic dhe Dusan Maksimovic për sulmin terrorist në Banjskë janë të akuzuar edhe 42 të tjerë që janë në arrati.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur më 11 shtator një aktakuzë ndaj 45 personave, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale.
Ata janë arrestuar pas sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.