Një person ka mbetur i lënduar rëndë pasi një automjet është përplasur në një shinë hekurudhore ditën e djeshme, njoftojnë sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Ka pasur një aksion të kombinuar shpëtimi të shpejtë dhe të kufizuar në kohë për të nxjerrë dy persona të lënduar në një aksident trafiku.

Automjeti i tyre është përplasur në një hekurudhë, një person ka mbetur i lënduar rëndë. Automjetin po e largonin nga shina deri në trenin e radhës nga Velesi për në Gradsko, ndërmjet orës 15:08 dhe 17:30.

Përveç zjarrfikësve, policisë dhe Shërbimit të Urgjencës Mjekësor, në terren kanë intervenuar edhe ekipet e “LAMM”, Ndërmarrja Publike-Hekurudhat dhe Infrastruktura e Maqedonisë”, sqarojnë nga QMK./Telegrafi/