E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeBotaNjë tramvaj hyri në një dyqan kompjuterash në qendër të Oslo-së

Një tramvaj hyri në një dyqan kompjuterash në qendër të Oslo-së

Një tramvaj u përplas në një dyqan kompjuterash në qendër të Oslos, duke plagosur katër persona. Në momentin e aksidentit në tramvaj ndodheshin 20 pasagjerë.

Policia tha se ndërtesa katërkatëshe u evakuua për të hetuar dëmtimet strukturore.

Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë një pjesë të madhe të makinës së parë të tramvajit duke u futur në dyqan pasi doli nga shinat në një nga rrugët kryesore të Oslos.

“Po hetohen përmasat e aksidentit, por në dyqan ka dëme të shumta. Mes të plagosurve është edhe shoferi i tramvajit”, tha policia.

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit. Asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments