Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut do të duhet të ndajë gjysmë milioni euro për blerjen e afisheve (stikerave) me kodin NMK për vendosjen e tyre në targat e makinave.
Një copë, varësisht nga madhësia, do të kushtoj nga 29,5 deri në 41 denarë, përcjell INA.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka lidhur kontratë për blerjen e targave të reja të regjistrimit, si dhe afisheve për regjistrimet në të cilat shënimi MK do të zëvendësohet me NMK.
Kjo masë do aplikohet pasi që qytetarët nuk janë në gjendje të ndërrojnë targat që janë me çmim më të shtrenjt.
Sipas numrit të makinave të regjistruara, autobusëve, kamionëve, skuterëve, traktorëve dhe mjeteve të tjera të transportit, pjesa totale e afisheve në vlerën e blerjes arrin në fakt deri në gjysmë milioni euro.