Shkruan: Azbi Nuredini

Jo vetëm 18 të punësuar, por janë qindra të punësuar shqiptarë nëpër institucione që BDI-ja nuk ua ka dhënë vendimet por i ka mbajtur me vite me kontratë për ti reketuar nga 6000+den në muaj si provizion për ndermjetësim, sepse kanë qenë të punësuar përmes agjencioneve për punësim të formuara nga zyrtarë të BDI-së enkas për këto punësime, dhe për ti kushtëzuar për votën!

Për çdo të punësuar me kontratë, për të marrë vendim për punësim të përhershëm, për çdo institucion është dashtë të jep PËLQIM Ministri i Financave – Fatmir Besimi!

Ministri i financave – Fatmir Besimi i BDI-së “UÇK-së” këto pëlqime nuk ua ka dhënë institucioneve për punësime të shqiptarëve!