Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe homologu i saj portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Osmani e informoi presidentin portugez mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës më 24 shtator, me ç’rast, potencoi rëndësinë e sjelljes para drejtësisë në Kosovë të grupit paramilitar serb dhe adresimin e përgjegjësisë së Serbisë në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

“Kosova është palë konstruktive dhe se përmbyllja e këtij procesi përmes njohjes së ndërsjellë është e vetmja rrugë që do të sjellë paqe afatgjate në rajon”, tha Osmani.

E para e shtetit kosovar diskutoi po ashtu edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të sfera të interesit të dyanshëm.