Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar nevojën për të rikthyer barazinë në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një diskutim të mbajtur në Forumin GLOBSEC 2024 në Pragë, Osmani ka theksuar se aktualisht tavolina e negociatave është e përmbysur dhe se është koha që të rikthehet niveli i barabartë në bisedime.
“Ata që marrin pjesë në bisedime duhet të jenë në një tavolinë të niveluar. Tani për tani, tavolina e dialogut Kosovë-Serbi është e përmbysur,” ka thënë Osmani. Ajo ka theksuar se rikthimi i barazisë është kusht i domosdoshëm për të arritur sukses në dialog.