E mërkurë, 16 Prill, 2025
BallinaLajmeKryesoretPadi Penale për korrupsion për Festim Halilin: Financonte projekte në mënyr antiligjore

Padi Penale për korrupsion për Festim Halilin: Financonte projekte në mënyr antiligjore

Janë ngritur padi penale kundër dy ish-drejtorëve të Fondit për Inovacione.
Kundër një ish-drejtori të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik është ngritur një padi penale për një projekt të parealizuar të kompanisë Hojo Tek nga Struga.

Bëhet fjalë për projektin e quajtur Green Hojo, i bashkëfinancuar nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FITR). Projekti kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave përmes pajisjeve IoT për të përdorur zgjidhjen e shtëpisë inteligjente në mënyrë që të krijohej një zyrë/shtëpi/banesë më efiçiente në energji.

Ekziston dyshim i bazuar se Fondi është dëmtuar për 4.000.000 denarë, pasi është kryer “keqpërdorim i pozitës zyrtare” nga ish-drejtuesi, drejtori Festim Halili.

Edhe pse përdoruesi nuk i ka respektuar detyrimet e kontratës dhe rregulloren, drejtori Halili nuk e ka ndërprerë kontratën dhe pagesat janë realizuar në faza./StrugaLajm/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments