Shkollat e mesme në Tetovë promovuan drejtimet e tyre, por numri i vogël i nxënësve bën që shkollat e mesme të mos kenë mjaftueshëm nxënës.

Në shkollën e mesme profesionale të tekstilit “Gjorçe Stojçevski” në vitin shkollor që lamë pas ka pasur rreth 108 nxënës më pak. Për këtë shkak Muzafer Livoreka thotë se këtë vit kanë formuar grupe për të njoftuar shkollat fillore se me çfarë drejtime kanë shkollat.

“Edhe pse kemi do drejtime të reja, tek ne pak interesimi është i dobët, tek shkolla profesionale. Duke e ditur se ne prodhojmë shumë sende dhe prodhojmë nxënës që janë të lindur për dizajn tekstil apo drejtime tjera, dhe duke parë se prindërit janë shumë pak të interesuar se çfarë ka në shkollën tonë unë mund të them se drejtimet për në shkollën tonë ka shumë pak interesim. Vitin që shkoi kemi pas 108 nxënës më pak, nëse tash ke minus 108 nxënës paramendo çka do bëhet pas pesë viteve”, pohoi Muzafer Livoreka – drejtor i Shkollës Tekstile.

Por gjendja nuk është njëjtë edhe në shkollën e mesme ekonomike. Nga atje thonë se në këtë shkollë numri i nxënësve është në rritje.

“Ne si shkollë kemi pas një rritje konstante nuk kemi pasur ende rrënje. Ne vetëm katër-pesë vitet e fundit kemi regjistruar numër më të madh të nxënësve. Kemi regjistruar gjithsej mbi 1200 nxënës në shkollë por ajo mungesa e semi maturantëve reflekton. Shpresojmë që edhe këtë vit të kemi numër të njëjtë dhe mos kemi rënie të atij numri”, pohoi Mirjeta Ilazi – drejtoresh Shkollës Ekonomike.

Semi maturantët që anketuam kanë zgjedhur drejtime të ndryshme, si mjekësi, dizajn e tjera. Ata shpresojnë se me këto drejtime do të gjejnë punë më shpejtë por edhe të dalin jashtë shtetit.

“Të gjitha shkollat e mesme janë të mira, por mjekësia më pëlqen edhe dua ta vazhdojë, po mendoj të shkojë edhe jashtë shtetit.”

“Shkolla tekstile më pëlqen, do vazhdojë grafikë dizajnë pasi që më pëlqen. Po mendojë se do shkojë në fakultet dhe do të vazhdojë, por dua të shkojë ka Gjermania.”

“Unë do të doja të vazhdojë në gjimnaz drejtimin e përgjithshëm, më shumë më pëlqen jo vetëm matematika por ka drejtime tjera me biznes.”

Por trendi i mbylljes së klasave në shkollat ??fillore dhe të mesme në Tetovë nuk po ndalet. Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit në shkollat ??fillore dhe të mesme janë regjistruar 1300 nxënës më pak.