Të dyshuarit kryesor për vrasjen e dyfishtë Lupço Palevskit i është caktuar burgim i përkohshëm në “Institucionin e Mbyllur Ndëshkues – Korrektues Bellëkesir”-Turqi, njofton Ministria e Drejtësisë. Në shkresën nga Prokuroria turke informojnë se personit Lupço Palevski, i cili është arrestuar me urdhër arrest për veprën penale “Vrasje me dashje të fëmijës”, me qëllim të sigurimit të ekstradimit të personit në Maqedoninë e Veriut në përputhje me nenin 16 të Konventës Evropiane për Ekstradimin e Kriminelëve, i është caktuar burgim i përkohshëm në kohëzgjatje prej 40 ditë. Palevski qëndronte deri më tani në paraburgim ekstradues në Turqi. Ministri i Drejtësisë Lloga ditë më parë tha se nuk ka informata se kur pritet të ekstradohet Palevski në vend. Lupço Palevskit, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanjës 14 vjeçare dhe Zhezhovskit nga Velesi, në Maqedoni iu caktua paraburgim 30 ditor i cili do të hyjë në fuqi në momentin kur do t’i dorëzohet organeve të rendit. /Alsat.mk