Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit informoi se një 18-vjeçar nga Kavadari është dënuar me tetë ditë paraburgim për shkak se ka penguar një polic në kapjen e të burgosurit i cili ishte arratisur nga burgu në “Gevgjeli”.
Ngjarja ka ndodhur më 2 maj të këtij viti, në rrugën “Dimkata A. Gaberot” në Kavadar, ndërsa dy inspektorë policorë po përpiqeshin të kapin një të burgosur të arratisur nga burgu i Gevgjelisë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari i cili ishte kushëri i personit që ishte në arrati, gjatë aksionit policor ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë duke ju shkaktuar edhe lëndime trupore.
PROKURORIA
“I burgosuri ka rezistuar gjatë tentativës për ta kapur dhe kthyer në burg, tentativë në të cilën i dyshuari, pjesëtar i familjes e ka ndihmuar duke e sulmuar njërin nga punonjësit e policisë, të cilin e ka tërhequr zvarrë dhe e ka gërvishtur, duke i shkaktuar lëndime fizike”.
I arratisuri ka aritur të largohet nga vendi i ngjarjes, por më vonë është kapur dhe është transferuar në burgun e Gjevgelisë. “I dyshuari po ashtu është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur dhe me propozim nga prokurori, Gjykata e Kavadarit i ka caktuar paraburgim prej 8 ditësh”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike.