Gjatë janarit 2024 ose në fillim të shkurtit, paratë nga “TVSH-ja ime” pritet të mbërrijnë në llogaritë e qytetarëve që skanojnë llogaritë fiskale.

Bëhet fjalë për pagesën e rimbursimit të taksës përmes projektit “TVSH ime” për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, përcjell INA.

Administrata e të Ardhurave Publike (APP) duhet të paguajë paratë brenda 60 ditëve nga përfundimi i tremujorit.
Nga janari 2023 është rritur pragu për rimbursim të një pjese të TVSH-së të shprehur në llogaritë fiskale, nga 1800 denarë për një tremujor në 2100 denarë.