8 C
Tetovo
E shtunë, 31 Tetor, 2026
BallinaLajmePas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin...

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Deklaratën e bëri sot në Koçan, ku së bashku me udhëheqësinë e partisë prezantoi rezultatet e punës dyvjeçare të ZNAM-it, në kuadër të takimeve me qytetarët.

Duke komentuar kërkesat dhe debatet e fundit lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, Dimitrievski tha se qëndrimi i partisë është i qartë dhe nuk do të ndryshojë.

“Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në gjuhën maqedonase. Mund të ketë kërkesa, presione dhe spekulime të ndryshme, por qëndrimi ynë është i qartë. Këto janë vijat tona të kuqe dhe nuk do të tërhiqemi prej tyre”, deklaroi Dimitrievski.

Ai shtoi se për parimet që përfaqëson partia e tij nuk pranon kompromise që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet.

Pak ditë më parë ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari prezantoi zgjidhjen e re ligjore për provimin e jurisprudencës, por propozimi u hodh poshtë nga BDI.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments