8 C
Tetovo
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPas gati tre muajsh, hiqet ndalesa për lëvizje në pyje

Pas gati tre muajsh, hiqet ndalesa për lëvizje në pyje

Pas gati tre muajsh, sot përfundon ndalesa për lëvizje në zonat pyjore, e vendosur për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Masa ishte në fuqi fillimisht nga 1 korriku deri më 31 gusht, por për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut nga zjarret u zgjat deri më 30 shtator.

Gjatë ndalesës, hyrja dhe lëvizja në pyje lejohej vetëm me autorizim me shkrim. Shkelësit përballeshin me gjoba.

Nga 1 tetori, lëvizja në zonat pyjore lejohet sërish pa autorizim të veçantë, duke respektuar rregullat për mbrojtjen e pyjeve.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments