Drejtoresha e SHFK “Kirili dhe Metodi” – Tetovë, Sihana Kaba Kasami përmes një postimi në facebook ka bë të ditur iniciativën humane të mësimdhësve të ciklit të ulët se do të grumullojnë të holla nga kursimi i konsumimit të kafes në lokale dhe të njejtat mjete finansiare do të deponohen në llogarinë bankare të bibliotekës shqipe të qytetit të Manastirit për ta ndihmuar.
“Cikli i ulët pranë SHFK “Kirili dhe Metodi” – Tetovë ka filluar një iniciativë shumë, shumë humane dhe me peshë të madhe:
NJË DITË, KOLEGET, NUK DO PIJNË KAFE NË KAFIÇ POR, TË HOLLAT E KAFES TË MBLEDHEN DHE DO TË DERDHEN NË LLOGARINË E BIBLIOTEKËS SHQIPE NË MANASTIR!
Ky aksion do zgjatën deri ditën e premte dhe javën që vjen, të hollat do të derdhen në llagarinë bankare të Bibliotekës!
Kush ka dëshirë mund të na bashkangjitet!
KY GJEST QUHET PATRIOTIZËM!”, përfundon drejtoresha Kaba Kasami./Fol.mk/