8 C
Tetovo
E martë, 14 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPas shumë vitesh, fillon rinovimi i sallës sportive, në Zherovjan, Feti Abazi:...

Pas shumë vitesh, fillon rinovimi i sallës sportive, në Zherovjan, Feti Abazi: “Ky investim, dëshmi e përkushtimit tonë”

Pas shumë vitesh, me ardhjen e Feti Abazit në krye të komunës së Bogovinës, përpos shumë realizimesh projektesh anembanë komunës, në fshatin Zherovjan, ka filluar sot rikonstruimi i sallës sportive.

Në rinovim, janë përfshirë zëvendësimi i dyerve dhe dritareve, ulëset e tribunave, fasada, dyshemeja dhe riinstailimi i rrymës elektrike.

Postimi i plotë:

“Fillon rikonstruktimi i Sallës Komunale Sportive në Zherovjan!

Sot nisëm punimet për rikonstruktimin e Sallës Komunale Sportive në Zherovjan, një investim i rëndësishëm që do ta rikthejë këtë objekt në funksion të nxënësve, sportistëve dhe të gjithë sportdashësve të komunës sonë.

Në kuadër të këtij projekti do të realizohet zëvendësimi i dyerve dhe dritareve, renovimi i ulëseve të tribunave, vendosja e paneleve të reja të fasadës, rikonstruktimi i dyshemesë sportive, instalimi i sistemit të ri elektrik dhe nyjeve sanitare, si dhe lyerja dhe rregullimi i plotë i ambienteve të brendshme.

Ky investim është një tjetër dëshmi e përkushtimit tonë për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e sportit, edukimit dhe aktiviteteve rekreative.

Vazhdojmë të investojmë në objekte moderne dhe funksionale, në shërbim të qytetarëve të Komunës së Bogovinës”, ka njoftuar Abazi, në Facebook.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments