E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniPendarovski nuk do të kandidohet për mandat të dytë presidencial!

Pendarovski nuk do të kandidohet për mandat të dytë presidencial!

Presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se nuk mendon që të kandidohet për mandatin e ardhshëm presidencial. Ai negativisht është përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse do të kandidohet sërish, pa dhënë detaje tjera.

Presidenti Pendarovski mori pjesë në forumin e hapur për antikorrupsion në organizim të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar ku theksoi se lufta kundër korrupsionit është një proces i gjatë për të cilën duhet vullnet politik dhe konsensus të gjerë shoqëror dhe politik.

“Funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar duhet të punojnë dhe të ndërtojnë, pa vjedhur. Duhet të kuptojmë se shuma e vogël nuk e bën korrupsionin më pak serioz. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për 500 ose 500.000 denarë, korrupsioni është korrupsion dhe nuk duhet të tolerohet” – tha Pendarovski.

Ndryshe, para dy ditëve në takimin e liderëve në Kuvend, u arrit marrëveshja që 8 Maji të jetë data kur në Maqedoninë e Veriut do të votohet në zgjedhjet parlamentare dhe rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Më 24 prill do të mbahet rrethi I parë I zgjedhjeve presidenciale. /KlanMacedonia/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments