Për shkak të reshjeve të dëborës, nga ora 07:00 është ndërprerë qarkullimi i mjeteve të rënda motorike në rrugën Kratovë – Probishtip, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ndërkohë qarkullimi në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të lagështa.

Komunikacioni në rrugët jashtë zonave urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.