“Jam i kënaqur që më në fund do të kemi zgjedhje të rregullta parlamentare nga viti 2006. Duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe festave fetare. Propozova që raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill dhe raundi i dytë më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare. Qeveria teknike do të formohet më 28 janar”, tha Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se ndryshimet kushtetuese mbeten obligim i përbërjes së ardhshme parlamentare.
Ndërkohë, liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim kanë braktisur takimin e liderëve, informoi Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike. Ai tha se takimin e kanë braktisur pas largimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, në momentin kur është diskutuar për anëtarin në KSHZ.
“Edhe në dolëm për shkak se nuk kishim me kë t’i ballafaqojmë argumentet”, tha Mexhiti.
Ai tha se ata kërkojnë që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare ngase kjo qeveri ka dështuar në premtimin kryesor për integrimin vendit.
“Kështu propozimi ynë për datë zgjedhjet të jenë 14 dhe 28 prill, pra më 28 prill jetë rrethi i dytë i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që të mos vijmë në momente që dikush mos t’i pranoj rezultatet”, tha Mexhiti.
Sa i përket qeverisë teknike, ai tha se duhet të ketë, por që ministrat duhet t’i takojnë opozitës shqiptare me qëllim që të krijohen kushte për zgjedhje fer dhe demokratike.
Sa i përket anëtarit të KSHZ-së, Mexhiti, tha se këtë kryeparlamentari Xhaferi po e zgjatë tërë kohën, pra një vit, dhe ka intencë që të mos zgjedhet anëtarë dhe të mos jetë i kompletuar KSHZ-ja.
Takimi i liderëve u zhvillua me ftesë të kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, dhe u mbajtë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Se takimi i kryeministrit me liderët e partive parlamentare për datën e zgjedhjeve, do të mbahet në Kuvend në dhjetor, e paralajmëroi më 23 nëntor vetë lideri i LSDM-së në pushtet, Dimitar Kovaçevski.
“Zgjedhjet do të jenë në terminin e rregullt edhe ato presidenciale edhe ato parlamentare, ndërsa saktë kur do të mbahen varet nga afatet dhe për këtë unë thash se maji ofron mundësi për mbajtje edhe të zgjedhjeve presidenciale edhe të atyre parlamentare. Atë e konfirmuan edhe një sërë liderësh tjerë të partive dhe kryetari i Kuvendit, i cili kujdeset për afatet dhe për këtë kur të përfundojë ai takim në përputhje me qëndrimet e të gjitha partive politike, sepse ai vendim miratohet me konsensus të gjerë politik ai vendim do të mund të kumtohet”, tha Kovaçevski.
Ai tha se, nuk ka disponim te të gjitha partitë politike për shfuqizim të qeverisë teknike, duke pasur parasysh afatin e shkurtër deri në zgjedhje.
Ndryshe, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Nëse janë më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj për raundin e dytë, atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje.