Sot në oborin e shkollës fillore “Strasho Pinxhur” në Karbincë të Shtipit, ka ndodhur një tentativë për rrëmbimin e dy fëmijëve – përcjell KlanM njoftimin e mediave lokale nga Shtipi.

Sipas informacioneve të para, sic percjell KlanM, rrëmbyesit kishin ardhur me automjetin “Golf” me targa të Shkupit dhe janë përpjekur që me forcë të futin dy fëmijë në makinë. Ishin penguar nga fëmijë tjerë dhe nga personeli I shkollës.

Ngjarjen, në një bisedë telefonike për Tv Star nga Shtipi, e ka konfirmuar Drejtorja e Shkollës, Natalija Kostova.

Ajo, sic percjell KlanM, shkurtimisht ka thënë se fëmijët që kanë qenë cak i rrëmbyesve kanë qenë të përkatësisë etnike maqedonase dhe turke. Ka njoftuar se policia është në shkollë dhe punohet për zbardhjen e rastit. /KlanMacedonia/