Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski beson se në zgjedhjet e ardhshme kryetari i ardhshëm i Shkupit do të jetë nga partia VMRO- DPMNE, por nuk ka konfirmuar nëse do të jetë kandidat për këtë post

Ai u përgjigj në pyetjen e gazetarëve para ngjarjes në Gostivar nëse është favorit i Mickoskit për kryetar i Qytetit të Shkupit.

“Edhe kryeministri Mickoski në deklaratën e tij të së shtunës përmendi se procesi brendapartiak për zhvillimin e votimeve ende nuk ka filluar dhe se kjo pritet të ndodhë tani, në fillim të shkurtit. Jam i bindur se kandidati që kryeministri Mickoski do ta propozojë për miratim nga organet ekzekutive brenda partisë sonë do të jetë ai që do të ulet në karrigen e kryebashkakut”, tha Perinski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski të shtunën deklaroi se në fillim të këtij muaji do të fillojnë procedurat me anketat e brendshme për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetar të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ende nuk kemi filluar realizimin e anketave. Deri më tani ka vazhduar procedura e brendshme partiake dhe e koalicionit të brendshëm për emërimin e individëve”, tha Mickoski, duke mos zbuluar emra të mundshëm.

Si kryetar i partisë dhe i Komitetit ekzekutiv, tha Mickoski, rezervojmë të drejtën që të propozojmë emra që mendojmë se duhet të jenë pjesë e këtij procesi të votimit, jashtë listës së dorëzuar nga komisionet komunale.