Pse nuk ndalohen fëmijët të konsumojnë pije energjike, kur është vërtetuar se sa të dëmshme janë ato – është një pyetje që po bëhet gjithnjë e më shpesh nga parlamentarët evropianë. Në vend që të kontrollojnë disi tregun, vazhdimisht shfaqen pije të reja që fëmijët shumë shpejt fillojnë t’i pinë çdo ditë. Për këtë temë ka paralajmëruar edhe njëherë eurodeputetja kroate Biljana Borzan për Politikën . Taa thotë se nuk është e qartë se si pas shumë vitesh paralajmërime dhe pasoja tragjike për fëmijët që konsumuan këto pije, nuk ka zgjidhje konkrete.
– Prej vitesh paralajmëroj për këtë fenomen jashtëzakonisht të rrezikshëm, por, për fat të keq, vazhdoj të përplasem me një mur. Është e pabesueshme që, jo vetëm pas paralajmërimeve të para që dërgova më shumë se pesë vjet më parë, por edhe pas rasteve tragjike ku vdiqën fëmijë, nuk u bë asgjë. Në vend të ndalimeve shohim reklama për pije të reja – tha ajo.
Siç sqaroi ajo, asgjë nuk ka ndryshuar dhe bëhet fjalë për konsumatorët më të ndjeshëm në shoqëri, fëmijët. Borzan thotë se ajo ka vizituar shkollat ??dhe ka mbajtur leksione për pijet energjike dhe ka dëgjuar nga shumë mësues se fëmijët përdorin paratë e tyre për të blerë pije energjike dhe për t’i pirë ato me stomakun bosh.