Sipas ekspertëve, ngrohja qendrore është një nga faktorët më të mëdhenj që kontribuon në tharjen e lëkurës në muajt e dimrit.
– Advertisements –
“Është në të vërtetë mënyra jonë e jetesës që ndryshon me moshën, jo lëkura jonë”. Përveçse po ushtrohemi më pak dhe hamë më pak ushqim të shëndetshëm, ne jemi të ekspozuar edhe ndaj ngrohjes qendrore që e thajnë lëkurën dhe sa më ftohtë të jetë jashtë, aq më keq është”, thotë Olivia Thorpe, themeluesja e Vanderohe.
Ngjashëm me ajrin e kondicionuar, ngrohja qendrore redukton nivelet e lagështisë në ajrin e tyre, duke bërë që lëkura të bëhet e thatë dhe e shtrënguar.
“Ngrohja qendrore shton një nivel shtesë stresi për trajtimin e lëkurës së thatë, gjë që është veçanërisht problematike kur keni sëmundje para-ekzistuese të lëkurës si psoriasis ose ekzema”, shpjegon Dr Adam Freedman, dermatolog konsulent për Stratum Dermatology Clinics.
Shenjat paralajmëruese se lëkura juaj mund të jetë shumë e thatë janë nëse ndihet e ashpër në prekje, duket sikur ka filluar të zhvishet.
Ngrohja qendrore përveç që shkakton kushte të thata brenda, shkakton probleme edhe për shkak të kontrastit të temperaturave të jashtme. Ndryshimi i temperaturës nga e ngrohtë dhe e rehatshme brenda në të ftohtë jashtë shkakton gjithashtu zgjerimin e enëve të gjakut, duke e bërë skuqjen e akneve dhe rosacea-s të duket shumë më keq.
Kur bëhet fjalë për ambientin tuaj të gjumit, është më mirë ta mbani atë të errët, të qetë, të rregullt dhe të freskët.
Ndërsa disa janë mësuar të flenë me njërën këmbë jashtë batanijes për t’u freskuar gjatë natës, kjo mund të mos funksionojë për të gjithë.
Megjithatë, temperatura më e mirë për dhomën tuaj të gjumit është afërsisht 19 gradë Celsius. Përveç qëndrimit të freskët, një dhomë e pandritur gjithashtu mban orën tuaj të brendshme në një mendje.
Pesë arsye pse nuk duhet të flini në një dhomë të ngrohtë
Nuk do të flini mirë
Gjatë natës temperatura bie që do të thotë se është koha për të fjetur. Nëse flini në mot të nxehtë, do të ndiheni të lodhur, të parehatshëm dhe të shqetësuar. Një temperaturë e lartë mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur të nesërmen dhe të keni probleme me përqendrimin.
Mund të shkaktojë dhimbje gjoksi dhe probleme me zemrën
Një dhomë e ngrohtë mund të shkaktojë rritjen e nivelit të monoksidit të karbonit në dhomën ku flini. Prandaj rekomandohet të fikni ngrohjen para se të shkoni në shtrat sepse monoksidi i karbonit është shumë i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Si pasojë e kësaj mund të shfaqen dhimbje gjoksi dhe sëmundje të zemrës.
Sistemi imunitar i dobësuar
Nëse ajri në dhomë është i thatë, mund të jetë shkak për infeksione më të shpeshta në dimër.
Ajri me cilësi të dobët
Nëse nuk ajrosni, nxehtësia e tepërt mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit të brendshëm, duke shkaktuar një sërë pasojash shëndetësore dhe probleme me frymëmarrjen.