Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (14-nëntor) rreth orës 16:15, në Neproshten të Tetovës, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin A.Sh. nga ky fshat i Tetovës. Gjatë një bastisje të kryer në shtëpinë e tij me urdhër të gjykatës janë gjetë dhe konfiskuar pajisje me mbetje të lëndës së pluhurit të bardhë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pasi dokumentimit të çështjes kundër tij do të pasoj parashtresa e paraparë me ligj. Fol.mk/