Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme dhe sot janë realizuar kontrolle të përforcuara në rajonin e Shkupi, me qëllim që të shtohet siguria në qytet.. Nga kontrolli i 85 personave, dy janë arrestuar për armëmbajtje pa leje.
“Zyrtarët policorë nga SPB-Shkup kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të intensifikuara për qytet të sigurt në Shkup, gjatë të cilave janë identifikuar 85 persona në më shumë se 20 lokacione, si dhe është kryer kontroll tek të njëjtit. Po ashtu janë kontrolluar 38 automjete dhe tre motoçikleta. Katër persona janë privuar nga liria sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe dy persona për armëmbajtje pa leje”, thonë nga MPB duke shtuar se kontrollet do të vazhdojnë.