8 C
Tetovo
E diel, 29 Mars, 2026
BallinaSportPortieri Muriq: Do të japim gjithçka për fitore

Portieri Muriq: Do të japim gjithçka për fitore

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka premtuar maksimumin për ta arritur suksesin historik – kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Ai ka thënë se Kosova është gati për ndeshjen kundër Turqisë.
Ndeshja finale e plejofit kualifikues për Botërorin e këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Turqisë luhet të martën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Jemi gati për ndeshjen dhe besoj që do të jetë një ditë e bukur në Prishtinë. Do të japim gjithçka nga vetpa për të arritur fitoren”, ka thënë Muriq për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Kosova e eliminoi Sllovakinë në gjysmëfinale të plejofit. Muriq thotë se kishin besim se mund të siguronin finalen e plejofit kualifikues për Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Kualifikimi historik në Botëror, thotë se është në dorën e tyre.

“Sigurisht që kemi besuar gjithmonë. Siç kam thënë edhe në intervistat e mëparshme, deri në momenti ne fundit asgjë nuk përfundon – dhe ja ku jemi tani. Tash gjithçka varet nga ne. Mendoj që e kemi merituar të jemi këtu dhe do të japim maksimumin për ta merituar edhe fitoren”, është shprehur ai.

Muriq u është mirënjohës tifozëve për mbështetjen. Shpreson t’i bëjnë krenarë të martën mbrëma.

“Sa i përket tifozëve, mbështetja e tyre ka qenë e jashtëzakonshme. Kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe na kanë dhënë forcë në çdo moment. Jemi shumë mirënjohës për kë të dhe shpresoj që t’i bëjmë krenarë duke dhënë gjithçka në fushë”, ka theksuar portieri shtatlartë i Kosovës.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments