Është hedhur sot shorti i Premier Ligës për sezonin sportiv 2025-2026. Kampionati do të nisë të premten, më 15 gusht, me ndeshjen e kampionëve në fuqi të Liverpullit ndaj Burnemautit. Kjo javë do të përfundojë të hënën me sfidën: Lids-Everton.
Gjithsesi, në këto 4 ditë ndeshje, vëmendja do të përqendrohet të dielën, në përballjen “big” mes Man. Junajtedit dhe Arsenalit, takim që do të luhet në “Old Trafford”.
Po të dielën do të luajë edhe Çellsi, ndërsa të shtunën do të zbresin në fushë Man. Siti, Aston Vila e Totenhami. Java e fundit do të luhet më 24 maj 2026.
E premte, 15 gusht
Liverpull – Bournemaut, 21:00
E shtunë, 16 gusht
Aston Vila – Njukasëll, 13:30
Brajhton – Fulham, 16:00
Notingam – Brentford, 16:00
Sanderland – Uest Hem, 16:00
Totenhami – Barnli, 16:00
Vulverheptoni – Man. Siti, 18:30
E diel, 17 gusht
Çellsi – Kristal Pallas, 15:00
Man. Junajted – Arsenal, 17:30
E hënë, 18 gusht
Lids – Everton, 21:00