(Me shkas)
MBI PROPAGANDËN MAESTRALE POR ME FRYMË NËNVLERLËSIMI!
Për hirë të bashkëpunimit më duhet të shprehi opinionin tim lidhur me ate çka pamë të gjithë drejtpërdrejtë DJE lidhur me një ngjarje politike të rëndësishme, për zgjedhjen e qeverisë kalimtare në RMV të kryesuar për herë të parë nga një kryeministër shqiptarë.
Nga gjithë kjo ditë me plot emocione dhe prehje në synimin për thyerjen e tabus se disa detyra publike ishin të paaritshme, ishte edhe PR-i propagandistik i hartuar dhe menaxhuar nga zyra të larta të pushtetit shtetëror. Mbase edhe kjo mund të gëlltitet e harohet, por nuk mund e të mos reagojmë për etablimin prepotent dhe të shëmtuar që bënë gazetarët e mirnjohur të familjes mediatike KLAN dhe miqve të tyre; Blendi Fevziu,Baton Haxhiu,Berat Buzhala dhe Adriatik Kelmendi që bëri vetëm punën e vet që i ishte programuar. Nuk minimizoj shkathtësinë dhe sensin e tyre të imponimit por dua të vë në spikamë diçka tjetër,.
Prepotenca dhe shëmtia e tyre qëndron në faktin se ata nënvlerësuan skajshmërisht kolegët e tyre nga Maqedonia e Veriut si dhe ekipet profesionale teknike të një medie gjigante siç është KLAN MAQEDONI.
Edhe në Maqedoninë e Veriut ka gazetarë mbase edhe në këtë shtëpi mediatike të cilët poashtu ushtrojnë këtë profesion me dinjitet dhe se kanë sens për zanatin që ushtrojnë, e të cilët dallojnë nga të lartëpërmendurit vetëm për fasktin se nuk janë të pasur sa ata.
Është gazetarja e moderatorja Xhumadije Ibraimi madje Teuta, Rijani në menaxhim preciz për detyrat që ka si dhe disa të tjerë që nuk duhej e as që meritojnë të nënvlerësohen me sjellje prepotente e perverse nga këta.
Shtrohet pyetja, kur mundet Xhumadije Ibrahimi të prodhoj me stafin e saj milijona minuta programe debative e të ndryshme, atëherë pse duhet me kryeministrin e parë shqiptarë të moderojë me intervistën e parë dikush tjetër ?
A thua vallë , Blendi,Haxhiu, Buzhalla e Kelmendi mendojnë se rrjedhat politike këto tri dekada në RMV i njohin më mirë se ne? Po të mendojnë kështu e kanë gabim sepse, të njohësh kronologjin e rrjedhës së politikës dhe të synosh ta kesh mik çdo politikan që ka pushtet nuk është e njëjtë. Miqësia është diçka tjetër që mund të vazhdohet edhe më tutje, por EDHE PROPAGANDA KA NJËHERË DUHET TË KETË MBULESËN LOGJIKE DHE TË FAKTIZUAR.
Pra, redaksia e Klan Maqedoni, vlerësoj se ka mbajtur ekuilibrin duke dhënë hapësirë edhe opinioneve ndryshe nga ajo e pushtetit. Zatën Media mund të jetë Pro-pozitës dhe pro-opozitës madje edhe NEUTRALE , por profilizimi duhet të jetë i johur për publikun pavarësisht se çfarë perceptimi mund të krijojë ai.
Unë kurë nuk largohem nga bashkëpunimi me mediat përveç nëse për këtë vendosin ata vet, por dua ta them këtë jo vetëm si perceptim për nënvlersim të gazetarëve në këtë shpi mediatike nga maja e ,biznes gazetarisë, por kjo sjellje mund të artikulohet edhe me postulate të gazetarisë dhe komunikologjisë.
Të nderuar,
Gazetarët duhet të këmbëngulin që të kthehen në zëdhënës të të gjitha grupeve të shoqërisë, dhe jo të propagandojnë e raportojnë vetëm për ata që kanë pushtet.
E drejta e publikut për t`u informuar është një vlerë shumë e rëndësishme, por kur ajo është pa hile është edhe e shenjtë.
Pra ky është opinioni im, nga Sokrati është thënë se opinioni mund të jetë i saktë dhe jo i saktë, por, të nderuar mos bini eventualisht në delir se publiku shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është edhe aq i marë sa për të mos e kuptuar qëllimin dhe të VËRTETËN.
(q.aliu)