Në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, është formuar sektor i ri, i cili do të merret me krim serioz dhe kompleks.
Udhëheqës do të jetë prokurori Vlladimir Milloshevski, i cili në opinion mbahet mend si prokuror i lëndës “Ryshfeti” ku i akuzuar ishte Zoran Zaev, por edhe për lëndën e “Besa Trans”.
Në ekipin e Milloshevskit do të përfshihen edhe 7 prokurorë të tjerë me përvojë në këtë fushë. Sektori, ngarkohet që të veprojë në lëndët për vepra penale për të cilat parashikohet dënim me burg të përjetshëm, lëndët me numër të madh të akuzuarish dhe numër të madh të provave.
Gjithashtu, detyrë e sektorit të ri do të jetë që të zbatojë hetime financiare dhe lëndë komplekse me interes të lartë në opinion. Sipas Prokurorisë, formimi i formimit të sektorit të ri është mbrojtja adekuate – juridike e qytetarëve dhe reagimi efikas institucional ndaj formave komplekse të veprave penale.