Për shkak të dyshimit të bazuar në veprën penale-vrasje, Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka bërë të ditur sot se ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër një 36 vjeçari, banor i Haraçinës, i cili dyshohet se më datën 1 prill 2024, ka tentuar të vrasë kryetarin e komunës së Haraçinës gjatë inspektimit të punëve të ndërtimit. Edhe pse shënjestër ishte kryetari i komunës, të plagosur dy mbetën persona të cilët ishin në vendgjarje bashkë me kryetarin.

PROKURORIA PUBLIKE

“Ai dyshohet se më 1 prill ka tentuar të vrasë me dashje kryetarin e asaj komune dhe ka vënë në rrezik jetën e disa personave të tjerë. Përderisa kryetari i komunës me bashkëpunëtorët e Komunës së Haraçinës dhe punonjësit e një kompanie kontraktuese ishin duke i kontrolluar punët ndërtimore, i dyshuari ka ardhur me motoçikletë, ka parkuar dhe i është afruar grupit të njerëzve me një automatik në duar. Ai filloi të qëllonte mbi kryetarin e komunës dhe goditi me disa predha dy persona në afërsi të tij”.

Ndërkaq, duke pasur parasysh se i dyshuari për kryerjen e veprës penale nuk është në dispozicion të organeve të rendit, prokurori publike ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, propozim për caktimin e masës së paraburgimit i cili nëse përcaktohet do të fillojë të zbatohet efektivisht nga gjetja dhe privimi i tij nga liria. Njëkohësisht Ministrisë së Punëve të Brendshme janë lëshuar urdhra përkatës për gjetjen e të dyshuarit.

Më 17 korrik, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se Sektori i Punëve të Brendshme Shkup, ka zbardhur ngjarjen penale të datës 1 prill 2024. Përveç kësaj kryetari i komunës disa herë paraprakisht është kërcënuar me jetë nga disa persona.