Kur edhe kryqi ngeli tentativë e vetme për të mbuluar llogaridhënien për veprimet e juaja 14 vjeçare.

Protesto, por kujdes mos kaloni andej nga Katica dhe Fatimja se kanë dëgjim, jo për diçka po mos ndoshta do i duhen dëshmitarë të tjerë.Protesto, por jo vetëm për kryqin por edhe për vendimin që në vendin ku duheshte të ndërtohet Burmali Xhamia padronat e juaj e dhuruan për tu ndërtuar hotele luksoze.
Protesto, por jo vetëm për kryqin por edhe për atë që matanë urës nuk shohim asnjë përmendore shqiptare që e premtuat ju (me përjashtim të Metodija që sipas jush ishte Nexhat Agolli).

Protesto, por jo vetëm për kryqin por edhe për atë që lejuat që të lartësohet figura famëkeqe e Car Dushanit.Protesto, por jo vetëm për kryqin por edhe për atë që padroni juaj u detyroj që të votohet Toni Naunoski – antishqiptari më i madh, ndërsa në vend të tij mund të ishe TI.

Protesto, por jo vetëm për kryqin por edhe për atë që lëshohet në përdorim Jugohromi – ndotësi i ajrit. Shpëto një jetë,protesto. Protesto, por jo vetëm për kryqin por edhe për atë që në burg sot qëndrojnë të pafajshmit e rastit Monstra, nesër mund të jesh edhe TI. Protesto, por jo vetëm për kryqin por edhe për atë që për karriera politike shkohet deri në vrasje të shpresës së ardhmërisë!

Abdulla Sejdini

Sekretar i Degës sē LR-PDSH-Kerçovë

 

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.