“Ne mund të furnizojmë me raketa që godasin vendet e NATO-s në përgjigje të sulmeve me armë perëndimore kundër Rusisë. Dorëzimi i armëve perëndimore në Ukrainë është një hap shumë i rrezikshëm”. Kështu tha presidenti rus, Vladimir Putin në një intervistë për ANSA dhe disa nga agjencitë kryesore ndërkombëtare.

Ai nënvizoi se megjithatë se është “çmenduri” të mendosh se Moska dëshiron të sulmojë NATO-n: “Kush e shpiku këtë? Është një marrëzi, marrëzi!”.

Më pas ai saktësoi se në Itali nuk ka rusofobi. “Ne shohim që pozicioni i Italisë (ndaj Rusisë) është më i përmbajtur se vendet e tjera evropiane dhe këtë e kemi parasysh”.

Mes të tjerash Putin paralajmëroi se nuk ka asnjë dezinformim rus për zgjedhjet amerikane dhe se Moska nuk i jep rëndësi se kush do të fitojë zgjedhjet në SHBA. Po ashtu Putin ngriti sërish në fokus fuqinë e shtetit të tij për armë bërthamore. “Të gjitha mjetet për të mbrojtur integritetin tonë”, theksoi ai.
(BalkanWeb)